Guardiola tek Italia? Paga shihet si pengesë, por sponsorët mund ta bëjnë të mundur
Ndonjëherë distanca mes ëndrrës dhe realitetit mbulohet nga çeku me shumë zero. Për Italinë, Pep Guardiola do të ishte një investim i madh, por buxheti i federatës nuk krahasohet me atë të Manchester City (24.8 milionë euro bruto, rreth 14 plus bonuse neto). As me trajnerët e mëdhenj të kombëtareve. Carlo Ancelotti rinovoi me Brazilin deri më 2030 për rreth 10 milionë, plus 5 bonuse për Botërorin. Megjithatë, ideja Guardiola ka bazë, siç tha Leonardo Bonucci: “Do të nisja nga Guardiola, është njeriu i duhur për Italinë. E di që nuk është e lehtë, por të ëndërrosh nuk kushton”. Problemi është kostoja, por ekziston një precedent: më 2014, sponsori mbuloi gjysmën e pagës së Antonio Conte (4.1 milionë). I njëjti brand, “Puma”, sponsorizon edhe Guardiolën....
Burimi:
telesport.al