Guardiola tek Italia, finalja e Champions-it, favoriti i Botërorit…; analiza e Pirlos “skanon” gjithçka

Guardiola tek Italia, finalja e Champions-it, favoriti i Botërorit…; analiza e Pirlos “skanon” gjithçka

Andrea Pirlo ishte mjeshtër me topin. Ishte kampion bote me Italinë më 2006 dhe fitues i Champions League me Milanin më 2003 dhe 2007. “MARCA” arriti ta intervistonte në prag të finales së Champions-it, PSG-Arsenal. Aktualisht, ai stërvit United FC të Emirateve. Çfarë perspektive keni për këtë finale të Champions-it?Mendoj se do të jetë një finale e bukur, me dy ekipe të reja që përpiqen të luajnë futboll të mirë dhe dy trajnerë të jashtëzakonshëm. PSG është më favorit, sepse është më i mësuar me këto finale, por një finale gjithmonë ka parashikim të vështirë. A ju pëlqen stili i Artetës tek Arsenali?Po, më pëlqen sepse nuk është vetëm të shohësh goditje nga këndi dhe krosime në zonë. Prej disa vitesh ai ka krijuar mënyrën...