Guardiola: Shumë ndeshje për City, por ky është çmimi që duhet paguar për të arritur te suksesi

Guardiola: Shumë ndeshje për City, por ky është çmimi që duhet paguar për të arritur te suksesi

11 Maj 2026 12:02 Telesport Pep Guardiola e kritikoi Premier League për orarin e ngjeshur të ndeshjeve të Manchester City por pranoi se mbingarkesa është çmimi i ndjekjes së suksesit. Shpresat e “qytetarëve” për të mposhtur Arsenal në garën për titull do të vendosen gjatë tre ndeshjeve të tyre të fundit, me finalen e FA Cup ndaj Chelsea në mes. Skuadra e Guardiola pret Crystal Palace të mërkurën përpara se të niset për në Wembley për t’u përballur me Chelsea. Dhe, më pas, të përfundojnë fushatën e tyre në Premier League kundër Bournemouth dhe Aston Villa. “Ne nuk mendojmë për ‘bujarinë’ e Premier League. Si gjithmonë, ata kanë qenë vërtet të mirë për këtë orar e kalendar. Por është ajo që është. Ne e pranojmë....