Guardiola shpreson të rikuperojë Haaland për ndeshjen ndaj Real: Po punon për të kapur ritmin

Guardiola shpreson të rikuperojë Haaland për ndeshjen ndaj Real: Po punon për të kapur ritmin

Erling Haaland pritet të kthehet në fushë për ndeshjen e radhës që Manchester City do të luajë në Champions League kundër Real Madrid. Sulmuesi norvegjez nuk ka luajtur në ndeshjen e fundit dhe kaloi fundjavën duke u stërvitur dhe duke punuar për ritmin e tij. Kjo ishte hera e dytë në tre ndeshje që Haaland mungonte, pasi mungoi edhe në fitoren e fundjavës së kaluar në Premier League kundër Leeds për shkak të një dëmtimi. Pep Guardiola, tha: “Nuk mendova ta lija të luante dhe preferoj që ai të stërvitet për të kapur ritmin”. “Pas një dëmtimi, ai gjithmonë lufton pak për të pasur atë ritëm të vërtetë”, shtoi më tej trajneri spanjoll. Gianluigi Donnarumma, Ruben Dias, Marc Guehi, Rodri dhe Bernardo Silva ishin ndër...