“Guardiola është Fergusoni i gjeneratës së tij si trajner. Do të doja shumë të luaja nën drejtimin e tij”

“Guardiola është Fergusoni i gjeneratës së tij si trajner. Do të doja shumë të luaja nën drejtimin e tij”

21 Maj 2026 16:44 Telesport Wayne Rooney ka bërë së fundmi një deklaratë të fortë duke e konsideruar Pep Guardiolën si trajnerin më të mirë të gjeneratës së tij dhe e ka krahasuar atë me legjendën Sir Alex Ferguson. “Për mua, Fergie është më i miri. Por Pep është padyshim më i miri i gjeneratës së tij. Do të doja shumë të luaja nën drejtimin e tij, vetëm për të parë se si funksionon, taktikisht, si mendon për ndeshjet”, u shpreh Rooney. Kujtojmë se Pep Guardiola është drejt largimit nga stoli i Manchester City, edhe pse është ende nën kontratë edhe për një sezon tjetër. Që kur mbërriti në Manchester City, dhjetë vjet më parë, Pep Guardiola ka fituar trofe të shumtë dhe ka lënë...