Guardiola bën filozofin: Më mirë një pikë se sa një humbje!
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka reaguar për mediat pas barazimit 3-3 që skuadra e tij arriti dje ndaj Everton. Një barazim që ndërlikon mjaft rrugën e “qytetarëve” drejt titullit kampion në Premier League. “Performancë vërtet e mirë. Luajtëm një pjesë të parë të shkëlqyer. Ishte shumë e vështirë me fizikalitetin e tyre. Në pjesën e dytë, ata bënë një hap përpara. Nuk kishim aq shumë kontroll dhe pësuam gol”, tha Guaridola. Më tej, spanjolli komentoi: “Pas kësaj ata u rikthyen dhe bënë një lojë të mirëfilltë angleze, shumë agresivë në duele. Por në përgjithësi bëmë një performancë vërtet të mirë”. “Nuk është e lehtë sepse ata luajnë shumë mirë në mbrojtje, me 10 lojtarë atje dhe tranzicione. Ndeshjet në fushën e Everton janë...
Burimi:
telesport.al