Gruaja e Manninger: Jam e shkatërruar. Kishim një jetë perfekte, nuk e meritojmë këtë

Gruaja e Manninger: Jam e shkatërruar. Kishim një jetë perfekte, nuk e meritojmë këtë

22 Prill 2026 13:01 Alfred Lleshi Emily Manninger mori disa ditë para se të reagonte në rrjetet sociale, pas vdekjes së bashkëshortit të saj, Alexander, ish-portier i Juventusit, Fiorentinës dhe Sienës, i cili u përplas nga një tren më 16 prill në një kalim hekurudhor pa barrierë në “Nussdorf am Haunsberg”. Në letrën e publikuar në Facebook, ajo shpreh dhimbjen e thellë: “Alex, nuk arrij ta përshkruaj dhimbjen e paimagjinueshme që po ndiej. Nuk jemi familje që e ndajmë publikisht këtë dhimbje, por nuk kam zgjedhje… Mendoj se është e rëndësishme të tregoj çfarë njeriu ishe në shtëpi. Sot jam në shtëpi me familjen, duke u përpjekur të kuptoj se ky është realiteti ynë… Alex, faleminderit për dy djemtë tanë, Alexander dhe Nicolas! Ishe babai më...