Grosso dhe penalltia e Botërorit 2006: Kur e shikoj, ndonjëherë frikësohem se nuk do të futet
Fabio Grosso, ish-mbrojtës dhe tani trajner i Sassuolo, rrëfeu për “La Repubblica” emocionet me fanellën axurre dhe momentin e lindjes së binjakëve të tij: “Janë emocione të ndryshme. Ajo kundër Gjermanisë ishte një shpërthim, një çlirim. Ajo kundër Francës, lumturi e pastër. Nuk i kam kornizuar kurrë ato foto, por gjithmonë më rikthehen në mendje. Dalin nga një kasetë ose më vijnë në whatsApp”. Kur pyetet për penalltinë vendimtare: “Kur e shikoj, ndonjëherë frikësohem se nuk do të futet gol, por është vetëm një çast, fatmirësisht. Të gjithë e dimë si shkoi”. Karriera si trajner – Grosso e nisi më 2013 si ndihmës te “Primavera” e Juventusit, pastaj trajner i saj deri më 2017. Më pas drejtoi ekipe të Serie B si Bari, Hellas Verona...
Burimi:
telesport.al