“Golin e Europianit do ta ndërroja me kualifikimin në Botëror”, Laçi nuk i do shtesat: Ta mbyllim ndeshjen sa më shpejt

“Golin e Europianit do ta ndërroja me kualifikimin në Botëror”, Laçi nuk i do shtesat: Ta mbyllim ndeshjen sa më shpejt

Shqipëria do të sfidojë Poloninë në Varshavë mbrëmjen e 26 marsit. Dy Kombëtaret luajnë në gjysmëfinale të “play off”-it për kualifikimin në Kupën e Botës 2026. Qazim Laçi është paraqitur në konferencë për shtyp, ku është shprehur se duhet ta mbyllin ndeshjen në kohën e rregullt dhe jo në shtesa. Mesfushori i Rizesporit ka pranuar gjithashtu se do ta ndërronte golin e shënuar në Europian me një gol që do ta dërgonte Shqipërinë në Botëror. “Sigurisht që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Ata janë një ekip që kanë lojtarë me shumë cilësi. Nga ana jonë do të bëhet një lojë në mesfushës. E dimë që do të jetë vetëm një lojë. Nga minuta e parë duhet të futemi me mënyrën që ta...