Goli i tretë më i shpejtë në 20 vitet e fundit, Juventus e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Lecce-s (video)

Goli i tretë më i shpejtë në 20 vitet e fundit, Juventus e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Lecce-s (video)

9 Maj 2026 21:33 Telesport Juventus e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë ndaj Lecce, në shifrat 0-1. Në tansfertën që po luhet në “Via del Mare”, bardhezinjtë gjetën golin që në sekondën e 12-të me Dusan Vlahovic. Sulmuesi serb u tregua i saktë, pas një topi të futur në zonë nga Andrea Cambiaso. Ky është goli i tretë më i shpejtë në dy dekadat e fundit në Serie A. Vendi i parë mbahet nga Rafael Leao pas gjashtë sekondash lojë dhe vendi i dytë nga Hirving Lozano pas nëntë sekondash lojë. Në minutën e 5-të, Juventus i afrohet golit të dytë, por goditja e Francisco Conceicao ndalet në shtyllën e djathtë. Minutat në vazhdim ishin të qeta dhe pa ndonjë rrezik konkret. Pjesa...