Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Gola, tension dhe spektakël. Real Madrid “hakmerret” ndaj Atletico-s, “El Clasico” në finale (video)
Real Madrid është finalisti i dytë për Superkupën e Spanjës dhe në finalen e madhe do kemi “El Clasico”. Në gjysmëfinalen e lujtur në Yeddah të Arabisë Saudite, mes Atletico Madrid dhe Real Madrid, fituan 1-2 “Los Blancos”, duke u “hakmarrë” ndaj humbjes 5-2 në La Liga. Derbi u zhbllokua që në minutën e 2-të, ku Federico Valverde shënoi një gol spektakolar përmes një goditjeje të fuqishme dënimt nga distanca, duke na kujtuar golat e Roberto Carlos. Në minutat në vijim, Real Madrid pati dy shanse të mira me Rodrygo Goes dhe Vinicius Junior, por pa gjetur golin. Në anën tjetër, Atletico Madrid pati shanset e veta me Alex Baena dhe Alexander Sorloth dhe Julian Alvarez, por pa gjetur dot rrjetën, falë edhe një super...