Gjimshiti në qendër të merkatos në Itali, “hidhen” drejt tij Milani dhe Juventusi

Gjimshiti në qendër të merkatos në Itali, “hidhen” drejt tij Milani dhe Juventusi

Berat Gjimshiti do të jetë një nga emrat më të ndjekur në merkaton e verës në Itali, sipas mediave përtej Adriatikut, të cilat kanë publikuar lajmin e bujshëm se tre nga emrat e mëdhenj të Serisë A janë gati të firmosin me kapitenin e Kombëtares shqiptare. Gjimshiti është në vitin e tij të fundit të kontratës me Atalantën, ku padyshim është një pikë fikse e këtij klubi pasi ka hyrë në histori si një nga lojtarët që ka luajtur më shumë me fanellën e tij, duke arritur objektiva të jashtëzakonshëm siç ishte edhe fitorja e Ligës së Europës. Palët nuk kanë gjetur ende akordin për rinovimin dhe kjo ka shtyrë klube të tjera që të kontaktojnë me mbrojtësin i cili është një nga ekspertët e...