Gjermania në telashe! Pas Gnabry, një tjetër sulmues rrezikon Botërorin

Gjermania në telashe! Pas Gnabry, një tjetër sulmues rrezikon Botërorin

26 Prill 2026 11:31 Telesport Kai Havertz duket se do të jetë mungesa e radhës në kombëtaren gjermane për Kupën e Botës. Pas dëmtimit shokues të Serge Gnabry, sulmuesi i Arsenalit duket se nuk do t’ia dalë për të qenë gati para turneut më të madh të futbollit botëror. Gjermani u dëmtua dje në minutën e 32-të të ndeshjes së Arsenalit me Newcastle United, kur u rrëzua në fushë dhe kërkoi menjëherë ndihmën mjekësore. Pritet një konfirmim zyrtar, por Havertz raportohet se ka një dëmtim serioz në ije.