Gjendja e Schumacher, zbulohet detaje të rëndësishme

Gjendja e Schumacher, zbulohet detaje të rëndësishme

Sipas raportimeve të Daily Mail, ka zhvillime të reja lidhur me gjendjen shëndetësore të Michael Schumacher. Burime pranë familjes bëjnë me dije se ish-piloti gjerman ka shfaqur përmirësim dhe nuk është më i shtrirë në shtrat. Schumacher aktualisht qëndron në një karrige me rrota dhe mund të lëvizë brenda pronave të tij në Majorka dhe në rezidencën në Gland, pranë liqenit të Gjenevës. Prej 12 vitesh, familja ka ruajtur privatësi të plotë për gjendjen e tij shëndetësore. Përkujdesja ndaj tij realizohet nga bashkëshortja Corinna dhe një ekip mjekësor që e monitoron 24 orë në ditë. Schumacher pësoi dëmtime të rënda cerebrale pas aksidentit me ski në Alpet franceze.