“Gjelat” nisin epokën e re!/ Zinedine Zidane merr drejtimin e Francës, zbulohet prapaskena

“Gjelat” nisin epokën e re!/ Zinedine Zidane merr drejtimin e Francës, zbulohet prapaskena

Zinedine Zidane pritet të jetë trajneri i ardhshëm i Kombëtares së Francës. Sipas raportimeve të fundit, vendimi për t’ia besuar drejtimin e “Gjelave” legjendës franceze është marrë që në muajin nëntor dhe që prej atëherë nuk ka pasur dyshime rreth zgjedhjes. Ish-trajneri i Real Madridit mësohet se ka nisur tashmë përgatitjet për aventurën e re. Zidane thuhet se e ka përcaktuar stafin teknik që do ta shoqërojë në pankinën e Francës, ndërsa dokumentet e marrëveshjes pritet të nënshkruhen zyrtarisht gjatë këtij muaji. Për 53-vjeçarin, marrja e drejtimit të Francës do të shënonte rikthimin në stol pas disa vitesh mungesë. Zidane nuk ka drejtuar një skuadër që prej largimit nga Real Madridi në vitin 2021. Gjatë periudhës së tij në krye të klubit spanjoll, ai shkroi historinë...