Girona përmbys Barcelonën, goditje e rëndë për katalanasit në garën për titull, Reali i merr kreun
Girona shkaktoi një surprizë të madhe duke mposhtur 2-1 Barcelonën me përmbysje, në një ndeshje dramatike që u kushton shtrenjtë katalanasve në garën për titullin në LaLiga. Humbja vjen vetëm pak ditë pas disfatës së thellë 4-0 ndaj Atletico Madrid-t në Kupën e Mbretit dhe detyron ekipin e drejtuar nga Hansi Flick t’ia “dhurojë” kreun Real Madrid-it, që pas javës së 24-t ka dy pikë më shumë (60 kundrejt 58). Barcelona ishte më kërkuese në pjesën e parë dhe krijoi disa raste të pastra. Raphinha goditi shtyllën me një tentativë nga distanca, ndërsa më pas katalanasit fituan penallti. Lamine Yamal mori përsipër ekzekutimin, por goditja e tij u ndal nga shtylla. Pak minuta më herët, braziliani kishte shpërdoruar edhe një tjetër rast të artë, duke...
Burimi:
ntv.al