Gazetarja reagon ndaj puthjes së Spallettit: Ngacmimi është gjë serioze…, një burri do t’i jepte bërrylin

Gazetarja reagon ndaj puthjes së Spallettit: Ngacmimi është gjë serioze…, një burri do t’i jepte bërrylin

Puthja e tentuar në shpatull ndaj gazetares Federica Zille nga Luciano Spalletti, gjatë një interviste “live” për DAZN, shkaktoi polemika. Disa e lidhën me adrenalinën pas barazimit 2-2 në minutën e 95-të, që frenoi Juven në garën për Champions dhe debatet për gjyqtarin; të tjerë e quajtën gjest të bezdisshëm dhe të papërshtatshëm. Vetë Zille sqaroi: “Nuk kishte asnjë lloj qëllimi të keq në gjestin e Spallettit. Donte vetëm të thjeshtonte atë që po shpjegonte, pra se ka dallim mes një kontakti dhe një faulli”. Ajo theksoi korrektësinë e trajnerit: “Shumë thonë: me një burrë nuk do ta bënte. Jo, një burri do t’i jepte një bërryl për të treguar që ai ishte faull, jo thjesht kontakt”. Zille e quajti të tepruar përdorimin e fjalës...