Gavi i del në mbrojtje Cristiano Ronaldos dhe ka një përgjigje për ata që kritikojnë portugezin

Gavi i del në mbrojtje Cristiano Ronaldos dhe ka një përgjigje për ata që kritikojnë portugezin

5 Korrik 2026 17:36 Telesport Të martën, Spanja dhe Portugalia do të përballen mes tyre në një sfidë që premton spektakël dhe që do të përcaktojë çerekfinalistin e radhës. Në konferencën e radhës për Spanjën për shtyp, ishte i ftuar Gavi, i cili u pyet nga gazetarët e pranishëm në lidhje me mendimet e shumta të kohëve të fundit që e konsiderojnë Ronaldon si një pengesë te Portugalia. Megjithatë, mesfushori i Spanjës dha një përgjigje tejet të qartë. “Disa njerëz thonë se prania e Cristiano Ronaldo është një pengesë, madje se dëmton performancën e Portugalisë. Ju, që jeni gjithmonë kritik për këto gjëra, çfarë mendoni?”, ishte pyetja për Gavin, nga njëri prej gazetarëve në sallë. “Gjithmonë e dëgjoj këtë, por nga njerëz që nuk janë...