Gavi: Ata që duan të vijnë te Barça të mendohen mirë, këtu s’ka yje, jemi të gjithë të barabartë

Gavi: Ata që duan të vijnë te Barça të mendohen mirë, këtu s’ka yje, jemi të gjithë të barabartë

Pasi qëndroi larg fushës për gati 200 ditë, një nga yjet e Barcelonës tani është rikthyer në formë të plotë, duke kompensuar kohën e humbur pas një dëmtimi dhe artroskopie. Gavi, mesfushori 21-vjeçar i klubit katalanas, dha një intervistë për Mundo Deportivo. Duke folur për merkaton e ardhshme të klubit, ai pranoi se pas disa largimeve është e nevojshme të kryhen përforcime: “Gjëja më e rëndësishme është që ata të vijnë për t’u vënë në dispozicion të ekipit”. “Ata të mos vijnë për të vepruar si ‘yje’ ose për t’u ndjerë superiorë sepse kjo nuk ndihmon. Ne të gjithë duhet të jemi të bashkuar siç kemi bërë këto dy vitet e fundit. Kushdo që vjen duhet të kuptojë se është aty për ekipin dhe të...