Gati për një revolucion të vërtetë, Real Madrid nxjerr në treg 6 lojtarë. Dy të tjerë janë ende në proces zgjidhjeje
28 Prill 2026 18:07 Telesport Real Madrid pritet të jetë shumë aktiv gjatë merkatos së verës, ku do të ketë largime të shumta, për të hapur vendin e nevojshëm për transferimet e reja. Sipas “Defensa Central”, 6 largime mund të quhen të konfirmuara deri tani. Dani Carvajal dhe David Alaba do të largohen falas, pasi iu skadon kontrata. 4 lojtarë të tjerë nuk bëjnë më pjesë në projektin e klubit dhe do të nxirren në shitje: qendërmbrojtësi Raul Asencio, mbrojtësi i majtë Fran Garcia dhe mesfushorët Eduardo Camavinga me Dani Ceballos. Ndërkohë që dy lojtarë të tjerë janë ende në proces zgjidhjeje, pasi klubi nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë konkretisht me ta, nëse do i shesë përfundimisht apo do i huazojë diku...
Burimi:
telesport.al