Garë e fortë për 2 biletat e fundit të “Final 4”, 8 skuadra në lojë deri në fund
24 Prill 2026 17:16 Telesport Katër javë nga fundi i kampionatit “Abissnet Superiore”, gara mbetet plotësisht e hapur dhe me një nivel të lartë rivaliteti në të gjitha zonat e renditjes. Vllaznia dhe Elbasani kanë siguruar tashmë dy vendet e para në “Final 4”, ndërsa dy biletat e mbetura vijojnë të mbeten objektiv për disa skuadra që janë në garë të ngushtë. Në këtë fazë vendimtare, Egnatia, Dinamo City dhe Partizani shfaqen si pretendentët më të afërt për të kompletuar katërshen finale. Megjithatë, diferencat e vogla në renditje dhe kalendari i mbetur bëjnë që çdo ndeshje të ketë peshë të veçantë. Përveç sigurimit të kualifikimit, skuadrat synojnë edhe grumbullimin maksimal të pikëve, të cilat mbeten një faktor kyç për pozicionimin në fazën “Final 4”. Paralelisht...
Burimi:
telesport.al