Gara për titull, Guardiola i bën presion Arsenal: Ata e dinë çfarë ka ndodhur sezonet e fundit
Momenti kyç i sezonit ka mbërritur për Manchester City. Premier League u rihap pas fitores 2-1 ndaj kryesuesve të Arsenal dhe titulli do të vendoset në një garë pikë më pikë, ndeshje për ndeshje. “Topçinjtë” janë ende tre pikë përpara, por “qytetarët” kanë një avantazh të jashtëzakonshëm prej një ndeshjeje më pak, që do ta luajnë sot dhe mund ta mbyllin krejt diferencën nëse mundin Burnely. Para ndeshjes, Pep Guardiola tha: “Nuk duhet ta humbasim fokusin. Arsenal është në krye të tabelës dhe tani për tani, ata do të ishin kampionë. Koha e rikuperimit është shumë më e shkurtër se në dy javët e fundit, është vetëm dy ditë”. “Kjo është arsyeja pse duhet të shoh se si po rikuperohen lojtarët. Ishte një ndeshje e...
Burimi:
telesport.al