Gara për Champions “përqafon” Napolin dhe Milanin. Për Juven kërcënimet janë Como dhe Roma
Për Milanin, në fund të fundit, 0-0 ndaj Juventusit mund të konsiderohet rezultat pozitiv. Jo aq sepse mban gjallë matematikisht utopinë e garës për titull me Interin (do të duheshin 4 fitore të kuqezinjve dhe 4 humbje të zikaltërve), por për 6 pikët e ruajtura ndaj vendit të pestë, Como dhe Roma. Një diferencë qetësuese që mund të konsolidohet të dielën në transfertën ndaj Sassuolos, në Reggio Emilia. Më pas 3 ndeshje relativisht të lehta: Atalanta dhe Cagliari në shtëpi, Genoa jashtë. Praktikisht, është pothuajse e mbyllur. Sa i përket spektaklit, duhet pritur. Për herë të parë në historinë e Serie A me sistemin aktual, Milani dhe Juventusi kanë barazuar 0-0 në të dyja përballjet direkte. Madje është i katërti 0-0 në 5 sfidat e fundit,...
Burimi:
telesport.al