Galatasaray fiton derbin e Stambollit ndaj Fenerbahce dhe vulos titullin (video)
Galatasaray ka fituar 3-0 ndaj Fenerbahce në derbin e Stambollit të luajtur në “Rams Park”, duke vulosur kështu njëherë e mirë çështjen e titullit kampion në Turqi. Në minutën e 11-të, Fenerbahce kishte shansin e artë për të kaluar në avantazh, pas faullit të Davinson Sanchez ndaj Sidiki Cherif brenda në zonë, por Talisca gabon nga pika e bardhë e penalltisë. Goditja e brazilianit përfundon jashtë. Në minutën e 21-të, vendasit pretendojnë për një penallti, pasi një kontakti brenda në zonë mes Dorgeles Nene Dhe Leroy Sane, por arbitri mendon që ishte çdo gjë “ok”. Derbi u zhbllokua në minutën e 40-të, ku Victor Osimhen shtyu topin në rrjetë, pas një rivënieje të gjatë anësore dhe asistit të Mario Lemina. Në pjesën e dytë, Galatasaray...
Burimi:
telesport.al