Gafat që i njollosën karrierën, Karius zbulon si e përndjek ende finalja e Kievit
22 Janar 2026 9:15 Alfred Lleshi Kanë kaluar gati 8 vite nga nata e Kievit, por finalja e Champions League vazhdon ta përndjekë Loris Karius. Gabimet kundër Real Madridit i shënjuan përgjithmonë karrierën portierit gjerman, që më pas luajti për Besiktas, Union Berlin, Newcastle dhe sot Schalke 04. “Në kokën time ishte sikur të isha tërhequr nga futbolli, – rrëfen ai për “The Independent”. – Për shtatë muaj nuk bëra asgjë. Mendërisht ndihesha jashtë futbollit. Megjithatë, nuk ishin gjashtë muajt më të këqij të jetës sime…, por doja të kthehesha vetëm nëse isha 100% i përfshirë”. Goditja e radhës erdhi në verën 2018, kur Liverpool bleu Alisson për mbi 60 milionë euro: “E mora vesh nga gazetat, askush nuk më paralajmëroi”. Pas një rruge me...
Burimi:
telesport.al