Futbolli i së shtunës i gjithi i Kategorisë së Parë, Kukësi epiqëndra

Futbolli i së shtunës i gjithi i Kategorisë së Parë, Kukësi epiqëndra

Tre vendet e para Skënderbeu, Laçi dhe Pogradeci luajnë në shtëpi, relativisht të favorizuar nga…kalendari Java e 25-të ose e treta e fazës së tretë në Kategori të Parë do të luhet e gjitha nesër, më 7 mars, në orën 14:00. Sigurisht vëmendje do të ketë te të gjitha ndeshjet pasi të 12 skuadrat e këtij niveli janë garë për të përmbushur sa më shpejt objektivët sezonalë. Skënderbeu kryesues do të përballet me lagunarët e Lushnjës që vijnë pas 5 humbjeve radhazi teksa gjëndja në tabelë e skuadrës së Banos mbetet shumë e rënduar. Nga ana e tij Laçi, ndërsa ka kapur shifrën rekord prej 10 fitoreve radhazi, pret në shtëpi Apoloninë e cila ka po aq ndeshje radhazi (10) pa fitore (2 barazime 8...