FSHF s’ndal së lëshuari diploma, së fundmi kurs për trajner fitnesi
Pas kurseve të ndryshme të trajnerit dhe drejtorëve sportivë, Federata Shqiptare e Futbollit shtrin llojin e dhënies së diplomave. Kështu, FSHF bën me dije se vijon procesi i aplikimeve për edicionin e dytë të kursit “UEFA B Fitness Coach”, një program formimi i certifikuar nga UEFA, i konceptuar për përgatitësit fizikë që synojnë të rrisin nivelin profesional dhe të integrohen në stafet teknike të futbollit modern. Kursi do të zhvillohet në periudhën shkurt – shtator 2026 dhe ofron një kombinim të balancuar mes mësimit teorik në auditor dhe praktikës së strukturuar në klube, duke ndjekur standardet më të larta të edukimit të UEFA-s. Programi do të drejtohet nga Iris Selimi, Përgjegjës i Sektorit të Performancës në FSHF, në bashkëpunim me Departamentin e Edukimit. Në përfundim...
Burimi:
sot.com.al