FSHF prezanton nesër “Vision To Victory”,  orienton zhvillimin e futbollit shqiptar në 4 vitet e ardhshme

FSHF prezanton nesër “Vision To Victory”, orienton zhvillimin e futbollit shqiptar në 4 vitet e ardhshme

Federata e Futbollit do të prezantojë nesër, në orën 18:00, strategjinë 2026–2030 “Vision To Victory”, një dokument themelor që përcakton qartë rrugën e zhvillimit të futbollit shqiptar për katër vitet e ardhshme. Eventi, që do të mbahet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, do të bëjë bashkë komunitetin sportiv, partnerët strategjikë të Federatës së Futbollit, si edhe kontribuesit që kanë ndikuar drejtpërdrejt në ndërtimin dhe zhvillimin e futbollit shqiptar. Në një intervistë për fshf.org, Koordinatori i Marrëdhënieve me Jashtë në FSHF, Tedi Agalliu ndalet në detaje mbi mënyrën se si është ndërtuar strategjia dhe filozofinë që e udhëheq atë. “Ditën e hënë, në ora 18:00 do të lançojmë në ambientet e Shtëpisë së Futbollit” strategjinë e re 2026–2030 “Vision to Victory”. Një strategji që është...