FSHF nxjerr në shitje biletat e rezervuara për Shqipërinë ndaj Polonisë

FSHF nxjerr në shitje biletat e rezervuara për Shqipërinë ndaj Polonisë

Adriatik BALLA Ethet e takimit të 26 marsit në transfertë ndaj Polonisë nisën zyrtarisht dje me daljen në shitje të biletave që janë rezervuar për palën shqiptare. Kështu, Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët se është hapur procesi i aplikimit për shortin e biletave për ndeshjen Poloni – Shqipëri, e vlefshme për fazën “play-off” të Kampionatit Botëror 2026, që do të luhet më 26 mars në Varshavë. Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes linkut Shorti për aplikimin e biletave Poloni – Shqipëri, duke ndjekur të njëjtën procedurë si për blerjet e mëparshme online. Aplikimi Të gjithë tifozët që dëshirojnë të aplikojnë duhet të regjistrohen paraprakisht në platformë duke krijuar një llogari personale ose duke përdorur një llogari ekzistuese. Çdo individ do...