FSHF nderon kujtimin e Martin Canit me një mini-fushë në shërbim të të rinjve dhe komunitetit
Federata Shqiptare e Futbollit vijon angazhimin e saj në mbështetje të komunitetit dhe promovimin e vlerave të sportit, duke realizuar një investim domethënës: ndërtimin e një mini-fushe futbolli në kujtim të futbollistit të ndjerë, Martin Cani, i cili humbi jetën tragjikisht pranë shkollës “Fan Noli” në nëntor të vitit 2024. Mini-fusha, që tashmë mban emrin e tij, është konceptuar si një homazh për një talent të ri të futbollit shqiptar, por edhe si një hapësirë e dedikuar për fëmijët e zonës – një vend ku ata mund të luajnë, të rriten dhe të edukohen përmes sportit. Në ceremoninë e inaugurimit ishin të pranishëm anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Anila Basha, si dhe familjarët e Martin Canit, në një moment të mbushur me emocion dhe...
Burimi:
telesport.al