FSHF mirëpret zhvillimin e Turneut të Unifikuar të Futbollit

FSHF mirëpret zhvillimin e Turneut të Unifikuar të Futbollit

Federata Shqiptare e Futbollit vijon të promovojë vlerat e sportit gjithëpërfshirës, duke mirëpritur zhvillimin e Turneut të Unifikuar të Futbollit, një aktivitet domethënës i realizuar në bashkëpunim me Special Olympics Albania. Turneu u organizua në ambientet moderne të “Shtëpisë së Futbollit”, duke mbledhur ekipe nga Tirana, Shkodra, Fieri, Elbasani dhe Durrësi. Mbi 50 lojtarë, me dhe pa aftësi të kufizuara intelektuale, u bënë pjesë e këtij eventi, të ndarë në ekipe të unifikuara dhe mikse, duke dhënë një shembull konkret të fuqisë bashkuese të futbollit. Përmes këtij aktiviteti u përcoll një mesazh i qartë: futbolli është për të gjithë. Përfshirja, barazia gjinore dhe respekti janë vlera që FSHF i promovon në mënyrë të vazhdueshme, duke krijuar hapësira ku çdo individ ka mundësi të jetë pjesë...