FSHF me një aktivitet tejet të veçantë në kuadër të 8 marsit, morën pjesë 120 futbolliste të reja

FSHF me një aktivitet tejet të veçantë në kuadër të 8 marsit, morën pjesë 120 futbolliste të reja

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Grave, në ambientet e Shtëpisë së Futbollit në Tiranë u organizua një turne rajonal me pjesëmarrjen e ekipeve të vajzave të moshës U-14. Aktiviteti u kthye në një festë të vërtetë futbolli, duke vënë në qendër rolin, energjinë dhe talentin e vajzave në sport. Turneu mblodhi rreth 120 futbolliste të reja nga të gjithë rajonet e vendit, të shoqëruara nga stafet respektive të skuadrave, të cilat krijuan një atmosferë pozitive dhe plot entuziazëm sportiv, duke treguar pasionin e tyre për lojën. Në këtë aktivitet morën pjesë Përfaqësueset Rajonale të Tiranës, Shkodrës, Durrësit, Elbasanit, Fierit, Korçës dhe Gjirokastrës, të cilat u përballën me njëra-tjetrën në një seri ndeshjesh dinamike dhe emocionuese. Turneu u ndoq nga afër edhe nga stafi teknik...