FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare

Federata e Futbollit po përgatitet të realizojë një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore në Shqipëri, me ndërtimin e një hoteli modern pranë kompleksit “Shtëpia e Futbollit”. Ky projekt do të shërbejë për akomodimin e të gjitha ekipeve kombëtare gjatë grumbullimeve, duke nisur nga Kombëtarja A e djemve dhe vajzave, e deri te ekipet e moshave. Hoteli do të ketë 5 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë, ndërsa në përbërjen e tij do të përfshihen ambiente funksionale si restorante, salla konferencash dhe gjithsej 87 dhoma. Kapaciteti i tij do të mundësojë akomodimin e deri në katër ekipeve kombëtare njëkohësisht, veçanërisht në raste turnesh. Po ashtu, hoteli do të përfshijë një kat të dedikuar parkimi, ambiente magazinimi, si edhe facilitete të tjera si pishina apo...