Frenon Arsenal, Brentford i rrëmben një pikë, por Arteta nuk e bën dramë: Gara për titull? Gjithçka mund të ndodhë (VIDEO)
Në kulmin e sezonit, pikërisht atëherë kur Man.City është rikthyer në lojë për titullin në Angli, Arsenal pëson një “frenim” të fortë. “Topçinjtë” u ndalën në transfertë përballë Brentford, duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1. Për këtë “X” feston Pep Guardiola, me “qytetarët” që e shohin veten 4 pikë larg kreut pas javës së 26-të. Pas një pjese të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, në minutën e 61-të Noni Madueke, me kokë, dërgoi topin në rrjetë, duke i dhuruar avantazhin Arsenalit. Festa e “topçinjve” nuk zgjati shumë, pasi 10 minuta më vonë Lewis-Potter, me një planzhon të bukur me kokë, barazoi shifrat në 1-1. Të dy ekipet, mbi të gjitha Arsenali, tentuan deri në fund të gjenin golin e fitores,...
Burimi:
gijotina.com