Fotoja e Ester Expósito që Mbappé e publikoi gabimisht dhe e fshiu pothuajse menjëherë
Kylian Mbappé është bërë sërish protagonist jashtë fushës së lojës. Sulmuesi i Real Madridit publikoi për pak sekonda një “Story” në Instagram, ku shfaqej aktorja Ester Expósito e veshur me fanellën e kombëtares së Francës, me numrin 10 të Mbappé dhe shiritin e kapitenes. Postimi u fshi pothuajse menjëherë, por disa përdorues arritën ta fotografonin para se të zhdukej. Lajmi u bë publik nga krijuesi i përmbajtjes Javi Hoyos, i cili pretendon se fotografia u publikua rreth orës 05:30 të mëngjesit, pak pas humbjes së Francës ndaj Anglisë. Sipas tij, shumë ndjekës i dërguan pamje të ekranit të realizuara vetëm pak sekonda pasi historia ishte shfaqur. “Qëndroi online vetëm për disa sekonda”, – tha Hoyos, duke publikuar pamje që, sipas tij, janë bërë pas 9,...
Burimi:
telesport.al