FOTO-EMRI/ Futbolli danez në zi, ndërron jetë ish-trajneri i kombëtares

FOTO-EMRI/ Futbolli danez në zi, ndërron jetë ish-trajneri i kombëtares

Futbolli ka përjetuar një tjetër humbje të madhe, të një prej legjendave që bënë emër në Danimarkë. Ish-trajneri gjerman i Danimarkës, Sepp Piontek (Josef Emanuel Hubertus “Sepp” Piontek), ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare pas një sëmundjeje. “Sepp do të mbahet mend përgjithmonë si një nga trajnerët më me ndikim kombëtarë në historinë e futbollit danez”, tha Shoqata Daneze e Futbollit (DBU) në Facebook sot, (19 shkurt). Transmetuesi danez TV2 kishte raportuar më parë vdekjen e gjermanit, duke cituar familjen e tij. Piontek, i lindur në Poloni, por që jetoi në Gjermani, luajti si mbrojtës për Ëerder Bremen në ditët e para të Bundesligës, duke i ndihmuar ata të fitonin titullin në vitin 1965. Pasi një dëmtim i dha fund karrierës së tij si lojtar,...