Formula 1/ Antonelli bën “bis”, fiton në Japoni dhe kryeson renditjen e përgjithshme

Formula 1/ Antonelli bën “bis”, fiton në Japoni dhe kryeson renditjen e përgjithshme

Në Grand Prix e Japonisë, shkëlqen sërish ylli i Formula 1 Andrea Kimi Antonelli. Piloti italian bën historinë në Suzuka, duke fituar garën dhe duke marrë kryesimin e kampionatit botëror të Formula 1. Starti nuk ishte aspak ideal për Antonellin, i cili nga pole position bie deri në vendin e gjashtë. Në krye vendoset Oscar Piastri, i ndjekur nga Charles Leclerc dhe Lando Norris. Por gara ndryshon shpejt ritëm. Me një seri parakalimesh spektakolare dhe ritmin më të shpejtë në pistë, Antonelli nis rikthimin. Momenti kyç vjen pas ndërhyrjes së Safety Car, pas incidentit të Oliver Bearman. Strategjia funksionon në mënyrë perfekte dhe italiani merr kreun. Nga ai moment, gara është një monolog: Antonelli shkëputet, vendos xhiro të shpejta njëra pas tjetrës dhe kalon vijën...