Formacioni i mundshëm, si pritet të luajë Shqipëria ndaj Ukrainës

Formacioni i mundshëm, si pritet të luajë Shqipëria ndaj Ukrainës

Armando Broja dhe Anis Mehmeti pritet të jenë titullarë në miqësoren Ukrainë–Shqipëri që luhet të martën në orën 20:45 në Valencia. Broja hyri si zëvendësues ndaj Polonisë, ndërsa Mehmeti nuk u aktivizua. Mehmeti parashikohet në krahun e majtë të sulmit, ndërsa Broja në qendër. Në të djathtë mund të konfirmohet Myrto Uzuni. Në portë pritet Strakosha, ndërsa në mbrojtje mund të aktivizohen Pilo, Gjimshiti, Ismajli ose Pllana dhe Balliu. Në mesfushë pritet të konfirmohen Asllani, Shehu dhe Laçi.