Formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së fundit në Abissnet Superiore (foto)
Kampionati “Abissnet Superiore” mbylli dje javën e 36-të të sezonit të rregullt dhe tashmë e gjithë vëmendja është fokusuar te “Final Four”, ku katër skuadrat më të mira të sezonit, Vllaznia, AF Elbasani, Egnatia dhe Dinamo City do të luftojnë për titullin kampion. Trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 36-të, sipas skemës 1-4-4-2. Në portë është gardiani i Tiranës, Visar Bekaj. Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Paulo Buxhelaj (Partizani), Blerim Kotobelli (Teuta), Gledjan Pusi (Vllaznia) dhe Rimal Haxhiu (Tirana). Në mesfushë janë Serge Tabekou (Tirana), Patrik Myslovic (Tirana), Dario Daka (Vora) dhe Aris Ara (Vllaznia). Dyshja e sulmit është Klejdi Daci (Teuta) dhe Albers Keko (Partizani). Të dy sulmuesit kontribuan me nga dy gola...
Burimi:
telesport.al