Foda paralajmëron Turqinë: Shanset janë 50-50, do të japim gjithçka për Botërorin
Kosova përgatitet për ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj, ndaj Turqisë në “Fadil Vokrri”, që vendos se cila skuadër do të luajë në Botërorin 2026. Trajneri Franco Foda foli në konferencën për shtyp mbi pritshmëritë, strategjinë dhe entuziazmin që mbizotëron para sfidës vendimtare: “Ekipi i Turqisë është shumë i fortë, ka lojtarë individualë si Yildiz, Guler, Çalhanoglu. Ka shumë lojtarë kualitativë, por edhe ne kemi kualitet. Shanset janë 50-50, do të bëjmë të pamundurën, do të japim gjithçka që ta fitojmë ndeshjen. Nuk mund të bëj parashikim sa do të zgjasë loja nesër. Ka mundësi të shkojë në 120 minuta dhe të ketë penallti. E rëndësishme është se jemi të përgatitur për të gjithë skenarët. Nuk do ta zbuloj sot taktikën. E njohim...
Burimi:
telesport.al