“Flisni tani”! Xhaka sfidon kritikët të heshtin, në rrjet e gjykojnë për vendimin e marrë

“Flisni tani”! Xhaka sfidon kritikët të heshtin, në rrjet e gjykojnë për vendimin e marrë

Zvicra ka mposhtur sot Bosnje Hercegovinën me shifrat 4-1 në fazën e grupeve të Kupës së Botës. Goli i 4-t mban firmën e Granit Xhakës. Mesfushori shqiptar mori përsipër gjuajtjen e këtij 11 metërshi. Pasi tundi rrjetën Xhaka festoi duke bërë gjestin: “Flisni tani”. Një veprim kushtuar të gjithë kritikëve të tij, të cilët së fundmi nuk i kanë kursyer fjalët për mesfushorin e Zvicrës. Ndërkohë pas golit ai është përballur me një tjetër valë kritikash. Një pjesë e opinionit publik ka qenë e mendimit se Xhaka dukej t’i lejonte gjuajtjen e penalltisë Mamzambit, i cili do të kishte kështu mundësinë e realizimit të një ‘hat trick’-u./Sport Ekspres/