Flick: Pedri e bën skuadrën të luajë më mirë, jam krenar për lojtarët dhe atmosferën e krijuar

Flick: Pedri e bën skuadrën të luajë më mirë, jam krenar për lojtarët dhe atmosferën e krijuar

Barcelona e mbylli fundjavën me një fitore të vështirë 1-0 në fushën e Athletic Bilbao, duke ruajtur avantazhin prej 4 pikësh ndaj Real Madrid në La Liga. “Nuk është e lehtë të luash dhe fitosh në atë fushë”, tha trajneri Hansi Flick, që përgatitet për sfidën e radhës në Champions ndaj Newcastle. “Na u desh të menaxhonim minutat pas ndeshjes të së martës në Kupën e Mbretit dhe për sfidën e ardhshme në Champions. Ndaj, e vlerësoj shumë fitoren. Dhe, kryesore është se e mbajtëm portën të paprekur”, shtoi më tej trajneri gjerman. Flick nuk i kursen lëvdatat për Pedri dhe Yamal, lojtarët që vendosën golin dhe fitoren e skuadrës katalanase: “Pedri i bën të gjithë më të mirë. Ai e ndryshon lojën, ka një...