Flamurtari i pathyeshëm mendon për play off-in, Tirana mposht Partizanin në derbi dhe ndajnë vendin e dytë

Flamurtari i pathyeshëm mendon për play off-in, Tirana mposht Partizanin në derbi dhe ndajnë vendin e dytë

Janë mbyllur takimet e javës së 16-të të Superligës në basketboll për femra, një kampionat gjithnjë e më shumë nën diktatin e Flamurtarit. Vlonjatet taashmë janë shkëputur 6 pikë nga ndjekëset, duke siguruar matematikisht vendin e parë në sezinin e rregullt. Në ndeshjen e fundit, Flamurtari fitoi 88-54 ndaj Studentit, ndeshje e luajtur në “Asllan Rusi“. Sfida ishte një formalitet për vlonjatet, që u shkëputën që në pjesën e parë 56-24. Brisker me 24 pikë e Cluse me 23 pikë ishin dy shënueset më të mira për Flamurtarin. Po në “Asllan Rusi”, ekipi i Tiranës fitoi 69-66 ndaj Partizanit në derbi. Një ndeshje e ekuilibruar shumicën e kohës, me të dyja ekipet që rivalizuan fort. Evans realizoi 19 pikë për Partizanin, por që s’mjaftuan, ndërsa...