Flamurtari i pandalshëm, mund Partizanin në finale dhe shpallet kampion i Shqipërisë në basketboll për femra

Flamurtari i pandalshëm, mund Partizanin në finale dhe shpallet kampion i Shqipërisë në basketboll për femra

Ekipi i Flamurtarit në basketboll për femra është shpallur sot kampion i Shqipërisë për sezonin sportiv 2025-2026. Një sezon i shkëlqyer i skuadrës vlonjate, që e dominoi kampionatin nga java e parë deri tek e fundit dhe më pas në play off. Në finalet play off, vlonjatet fituan 3-0 me ndeshje ndaj Partizanit finalist. Suksesi i sotëm me shifrat 76-55, në ndeshjen e tretë finale zhvilluar në Vlorë, i dha trofeun e radhës skuadrës së trajneres Elona Hasanaj. Një ndeshje pa histori, e komanduar nga perioda e parë (përfundoi 17-6 për vendaset) deri tek e fundit nga Flamurtari. Partizani u përpoq të rivalizojë, por pa sukses. Brisker me 20 pikë ishte shënuesja më e mirë për vlonjatet. Triumfi ishte mëse i merituar për Flamurtarin, që...