Fitore ëndrrash për Benficën në Champions League / Portieri shënon në fund dhe çon në playoff ekipin e Mourinhos
Benfica–Real Madrid mund të konsiderohet pa diskutim si ndeshja e mbrëmjes së sotme, jo vetëm për golat e shënuar, por për emocionet e shumta që dhuroi në 98 minuta lojë. “Shqiponjat” e Jose Mourinhos fituan 4-2 përballë Real Madridit, duke siguruar kalimin në fazën playoff të Champions League. Skuadra portugeze, e cila deri në minutën e 97-të ishte jashtë Champions League, bëri mrekullinë në minutën e 98-të, kur portieri Trubin shënoi golin e katërt për skuadrën e tij me kokë, duke shfrytëzuar në mënyrë perfekte një kros të ardhur nga një goditje dënimi. Ishin madrilenët ata që shënuan të parët në pjesën e parë me anë të Kylian Mbappé, por portugezët realizuan dy herë duke përmbysur gjithçka në fraksionin e parë falë golave të Schjelderup...
Burimi:
vizionplus.tv