Fitore e çmendur e Liverpool-it në derbi, Van Dijk shënon në minutën e 101-të. Broja luan minutat e fundit në humbjen e Burnley
Derbi i Merseyside mes Everton dhe Liverpool është mbyllur 1-2 për të kuqtë pas një goli të Virgil van Dijk në fund fare, sfidë e vlefshme për javën e 33-të në Premier League. Fillimisht ishin vendasit që gjetën golin në minutën e 27-të, ku pas një topi të gjatë të nisur nga Jordan Pickford dhe një krosimi në zonë, ishte Iliman Ndiaye që dërgoi topin në rrjetë. Por, festa e Everton shkoi kot, goli u anullua për pozicion jashtë loje. Dy minuta më pas, Liverpool gjen golin e avantazhit me Mohamed Salah. Egjiptiani shënon pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Cody Gapko. Kujtojmë se ky është derbi i fundit për Salah, pasi do të largohet në fund të sezonit si lojtar i lirë....
Burimi:
telesport.al