Fitore dramatike në shtesë, Partizani “përmbys” Tiranën në finalen e pestë dhe siguron finalet play off
Partizani është ekipi i dytë finalist i play off-it në basketboll për femra, pas triumfit 79-71 ndaj Tiranës në ndeshjen e pestë gjysmëfinale, luajtur në “Fahrie Hoti”, duke fituar 3-2 serinë e takimeve. Të kuqtë përmbysën disavantazhin 0-2 me ndeshje pas dy sfidave të para, duke fituar tri gjysmëfinalet e radhës dhe siguruan një biletë për në finale, aty ku prej një jave ndodhet Flamurtari (eliminoi Studentin). Tirana nuk arriti dot të bënte hapin e fundit, duke i thënë lamtumirë titullit. Në sfidën e pestë, bardheblutë e nisën më mirë ndeshjen (16-8 perioda e parë), por Partizani nuk të rikuperojë gradualisht (32-29 pjesa e parë). Në 20 minutat e dyta, loja është e ekuilibruar, ku herë udhëheq njëri ekip e herë tjetri. Koha e rregullt...
Burimi:
telesport.al