Fiton ndaj Zverev në finale, Siner futet në histori

Fiton ndaj Zverev në finale, Siner futet në histori

Janik Siner fiton Madrid Open 2026 dhe bëhet lojtari i parë në historinë e tenisit që fiton pesë tituj radhazi Masters 1000. Përpara se të triumfonte në fushën spanjolle të argjilës, italiani kishte triumfuar tashmë në Paris, Indian Wells, Miami dhe Monte Karlo. Numëri 1 në sportin e tenisit Janik Siner fiton Madrid Open 2026 dhe shkruan një kapitull të ri në historinë e tenisit. Fitorja 6-1, 6-2 e ndaj gjermanit Aleksander Zverev në fushën e ‘kuqe’ të stadiumit ‘Manolo Santana’ i lejon numrit një në botë të bëhet lojtari i parë që fiton pesë tituj radhazi në Masters 1000. Një arritje historike, e paarritur kurrë as nga legjenda si Roxher Federer, Rafael Nadal apo Novak Xhokoviç./Sportiim.al/ Post navigation