Finalja me Turqinë, Zhegrova feston ditëlindjen, FSK: Tortën do ta presim pas ndeshjes
Lojtari i Kosovës, Edon Zhegrova, ka festuar sot 27-vjetorin e lindjes, në një ditë të veçantë për përfaqësuesen dardane, e cila luan finalen historike përballë Turqisë. Një fitore në këtë ndeshje do ta dërgonte Kosovën në Botëror. Zhegrova e ka festuar në një atmosferë të ngrohtë mes bashkëlojtarëve, ku nuk ka munguar as urimi nga Federata e Futbollit të Kosovës. “Urime ditëlindjen, Edon Zhegrova! Plani ishte ta prisnim tortën në drekë… por e lamë për “desert” pas ndeshjes. Sepse festa e vërtetë fillon atëherë! Po a paramendojmë se e dini cila ishte dëshira e Edonit kur i fryu qirinjtë? E thjeshtë, por e madhe: Kupa e Botës 2026!”, shkruan Federata e Futbollit të Kosovës në një postim.
Burimi:
javanews.al