Finalja e madhe e Champions, Arteta: Jemi këtu për të ulur nga froni PSG-në
Finale në Budapest: PSG-Arsenal sot në 18:00. Dy skuadra me dy trajnerë spanjollë në pankinë. Në rrugët e Budapestit nisin përplasjet mes tifozerive… Mikel Arteta pasi fitoi titullin me Arsenalin në Premier League sot me të tijtë ka shansin e artë për të fituar dhe trofeun e madh europian Champions League. Në Budapest (Puskas Arena, 67,155 vende) këtë pasdite me fillim orën18:00 finalja PSG- Arsenal. Dje përpos Enrikes ka folur edhe trajneri i topçinjëve, Arteta. “Është një mundësi për ta përjetuar plotësisht këtë moment, sepse është hera e dytë në historinë tonë (pas finales së vitit 2006) që jemi këtu. Nesër kemi mundësinë të shkruajmë një kapitull të ri në historinë e këtij klubi. Për ta bërë këtë, duhet të luajmë me qartësi, shumë guxim...
Burimi:
sportiim.al